6 vjet nga Pavarësia e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova shënon gjashtë-vjetorin nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008. Ky përvjetor e gjen shtetin më të ri në Ballkan me 109 njohje, nga të cilat 108 anëtare të organizatës së Kombeve të Bashkuara. Por për të qenë pjesë e OKB-së, Kosovës i duhen 128 njohje, ose 2/3 e vendeve anëtarë në këtë organizatë. Dy janë prioritet madhore te vendosura nga qeveria e Kosovës, procesi i integrimit në BE ku deri më tani Kosova është njohur nga 23 shtete dhe lufta kundër korrupsionit. Integrimi në Bashkimin Evropian, lidhet pikësëpari me marrëdhënien dhe rolin e Kosovës në rajon, veçanërisht me Serbinë. Dy shtetet janë angazhuar prej në bisedime, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe, një njihet si pakti i 19 prillit, por sfida më e madhe është zbatimi i saj në terren. Në këtë pakt parashikohet shkrirja e strukturave paralele dhe reforma në sistemin gjyqësor në veri. Ky proces bisedimesh mes dy vendeve i ka ndezur dritën e gjelbër dy vendeve në procesin e anëtarësimit. Në janar Serbia hapi negociatat për anëtarësim ndërsa Kosova është në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe në pritje për një përgjigje sa i takon liberalizimit të vizave, proces që nuk varet drejtpërdrejt nga Prishtina zyrtare. Normalizimi i marrëdhënieve sidomos gjatë këtyre bisedimeve, ka qenë vendimtar sa i takon kërkesës tashmë zyrtare për nominimin e treshes Thaçi-Daçiç-Eshton si kandidat për çmimin Nobel të paqes. Shteti i Kosovës është angazhuar dhe me vendet e tjera rajonale, ku spikatin marrëveshjet dhe mbledhjet ndërqeveritare me Turqinë, marrëveshja kufitare me Maqedoninë apo bashkëpunimet ekonomike me Turqinë. Sot, problemi kryesor për qeverinë e Kosovës mbetet korrupsioni. Në vitin 2013 "Transparency International" e ka renditur Prishtinën zyrtare në vendin e 111, ose në vendet problematike, sa i takon korrupsionit, nga 177 vende të botës. Megjithatë raportet ndërkombëtare vlerësojnë si pozitive hetimet në nivelin më të lartë politik nga misioni i BE-së. Por këto raporte evidentojnë dhe probleme në administratë, në sundimin e ligjit dhe krimin e organizuar, që sikurse ka thënë kryeministri Hashim Thaçi, mbeten prioritare për të ardhmen e shtetit më të ri në Ballkan.

Free Traffic Exchange