Të udhëtosh me autobus, më shumë siguri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pas vendimit të qeverisë që ndalon furgonat të marrin pasagjerë në kthim, sërish mjetet 8+1 vijojnë që të punojnë lirisht. Këtë e konstatuam në stacionin më të ri të autobusëve të Durrësit në dalje të "Zogut të Zi", madje në disa prej tyre shihej qartë që nuk ishin të licensuar pasi targa nuk kishte ngjyrën e verdhë. Por çfarë parapëlqejnë më shumë pasagjerët dhe pse furgonat kanë qenë kaq shumë të suksesshëm në Shqipëri? Përgjigjja e vetme bindëse qëndron te shpejtësia e tyre. Që nga ora 6:00 e paradites dhe deri në 19:30 autobusët e linjës Durrës -- Tiranë nisen çdo gjysmë ore. Halil Milla është shoferi i një prej autobusëve të kësaj linje. Ai thotë se siguria me këtë lloj mjeti është maksimale, pasi edhe nëse të dojë shoferi të tejkalojë shpejtësinë ai gjurmohet me anë të topografit. Për të parë diferencën e kohës mes një autobusi dhe një furgoni ne vendosëm të ndjekim një autobus të linjës Tiranë -- Durrës. Përgjatë rrugës autobusi është duke mbajtur një shpejtësi konstante dhe po respekton tabelat e shpejtësisë. Nëse me furgon koha mesatare për të arritur në Durrës është 30 minuta, me autobus ajo është 45. Diferenca 15 minutëshe ka qenë shkak edhe i qindra aksidenteve që mjetet 8+1 kanë bërë në superstradën Tiranë -- Durrës. Kjo ishte rruga që bën një autobus, i cili përveç sigurisë ka përparësi edhe çmimin. Bileta për të shkuar në Durrës me furgon kushton 150 lekë, ndërsa me transportin me autobus është 130 lekë.