Fshati Skuraj, banorët riparojnë vetë rrugën e dëmtuar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë banorë të fshatit Skuraj në malësinë e Kurbinit, të cilët e zhbllokojnë vetë rrugën që i lidh ata me 6 fshatra të tjerë dhe me Milotin sa herë që kjo rrugë e vjetër, në të cilën nuk është investuar asnjëherë, mbushet me dhera si pasojë e rrëshqitjeve masive. Për të mundësuar lëvizjen drejt zonave urbanë, dërgimin e fëmijëve në shkollë apo të sëmurëve në spitale, ata marrin mjete të tilla me qira për të liruar rrugën nga dheu dhe balta. Por nuk është vetëm rruga ajo që shpesh i izolon këta njerëz. Disa ura që i bashkojnë këto fshatra në vend të hekurit dhe betonit kanë material drusore, të cilat ndërrohen prej vetë fshatarëve sa herë kalben apo shkëputen nga ura si pasojë e përmbytjeve. Kryetari i komunës Milot, Behar Haxhiu thotë jashtë kamerës se për mungesë fondesh dhe terrenin mjaft rrëshqitës, kjo rrugë mbetet shumë problematike ndërsa vazhdimisht nuk kanë marrë përgjigje pozitive për projektet e dërguara në qeveri për infrastrukturën e zonës.