http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ekziston dashuria ajo festohet edhe në ditë me shi, sidomos kur ushqehet me sinqeritet. Më mirë se kushdo këtë e thonë ata të cilët dashuria i ka mbajtur bashkë për 63 vite. Natyrën gri në këtë ditë të të dashuruarve e ka zbukuruar ky "kopsht i dashurisë" përpara Galerisë së Arteve. Me iniciativën e Bashkisë së kryeqytetit, në këtë 14 shkurt mbjellja e një trëndafili është një mesazh që mund të zgjidhet nga të rinjtë. Por meqenëse moti nuk i ka ndihmuar shumë ata që duan të festojnë në natyrë, ka gjithnjë një zgjidhje tjetër. Nuk ka rëndësi nëse jashtë bie shi, në qendra tregtare siç është "Galeria", dashuria bëhet më e ngrohtë me muzikën në sfond dhe ofertat e shumta të dyqaneve. Por nuk mjaftojnë vetëm dhuratat, stafi i ETC-së ka organizuar lojëra dhe argëtim për të gjithë çiftet, deri në orët e vona të mbrëmjes. Në ETC, festa tashmë ka nisur dhe do të vijojë përgjatë gjithë ditës, për të kulmuar natyrisht në orët e pasdites.