Dashuria që nuk njeh moshë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është Behar Koçibelli dhe bashkëshortja e tij Krisanthi nga Korça. Martesa e tyre, 52 vjet më parë, ka qenë padyshim nga ngjarjet më të bujshme të qytetit juglindor, pasi Behari ishte i besimit mysliman kurse Krisanthi ortodokse dhe vinte nga familja Turtulli, nga më të njohurat e këtij qyteti. Kur ka kaluar më shumë se gjysmë shekulli nga martesa e tyre, Behari i kujton të gjitha edhe tani. Madje mban mend edhe kur e ndalonte në rrugë vajzën e familjes së njohur korçare, e cila i kujtonte atij se dashuria ishte e ndaluar për ta, pasi ai ishte i një besimi tjetër. Gjatë gjithë viteve të martesës sonë bashkëshorti im ka qenë tejet i kujdesshëm për dhurata thotë Krisanthi, pavarësisht gjendjes ekonomike. Si për të treguar se ata edhe pas 52 vitesh martesë ndjejnë të njëjtën dashuri për njëri-tjetrin bashkëshortët gjithnjë i gjen bashkë, madje edhe atëherë kur Krisanthi ndodhet në studion e saj duke pikturuar. Një poet i njohur korçar, në një nga poezitë e tij mes të tjerave thotë, "ardhka një moshë kur dashuria e paska një kulm, ti nuk je më e re, por ja që u dashke edhe më shumë". Kushdo që i ka lexuar këto vargje, thotë se ato janë shkruar enkas për bashkëshortët Koçibelli, fryt i dashurisë të të cilëve janë 3 djem.