http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E premtja e 14 shkurtit do të mbahet mend nga banorët e Tiranës për vrapin e mëngjesit dhe ecjet e gjata për të kryer punët e ditës. Kjo situatë, jo për ndonjë nismë në dobi të shëndetit, por për shkak të grevës së punonjësve të linjave urbane. Për 24 ore transporti publik në Tirane u paralizua. Mungesa e shërbimit urban ka shkaktuar kaos në të përditshmen e banoreve, trafik dhe abuzime nga mjetet e tjera. Greva në shërbimin urban u shndërrua në sukses për biznesin e taksive. Por, pavarësisht punëve dhe problemeve, jo të gjithë mund t'i përgjigjeshin çmimeve të taksive. Prania e policisë nuk i ka shqetësuar shumë furgonat e palicencuar dhe makinat private të kryenin transportin e qytetarëve. Çmimi i biletës ishte 30 deri 50 lekë në varësi të distancës. Greva në transportin urban shkaktoi përplasje mes sindikatave. Organizatoret thonë se është një greve në mbështetje të punonjësve që nuk kanë marrë pagat. Ndërsa sindikatat e tjera deklarojnë se ajo është tërësisht e nxitur nga pronaret e linjave urbane. E ndërsa Tirana këtë të premte u përfshi nga kaosi, institucionet përgjegjëse e kaluan në heshtje grevën në transportin urban. Pronaret e linjave urbane refuzuan të flasin edhe pse punonjësit e autobusëve, shprehen se kjo grevë është urdhëruar nga eprorët e tyre. Zyrtarisht për këtë greve nuk flet askush edhe pse tetë pronaret e linjave urbane me një vendim cenojnë transportin publik të së paku 100 mijë qytetarëve. Ndërsa institucionet nuk janë interesuar ndonjëherë të paktën publikisht nëse ka kompani të tjera që kanë leverdi të bëjnë të njëjtën punë edhe me çmimin e biletës 30 lekë.