Parlament, skema e re për furgonët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit për të sqaruar reformën e qeverisë në sektorin e transportit ndërqytetës. Duke folur para deputeteve, lideri i mazhorancës deklaroi se transporti aktual nuk garanton siguri për udhëtaret dhe është shumë larg standardeve europiane. Rama risolli në vëmendje Tiranën e viteve 2000 dhe aksionin për heqjen e furgonave duke sjellë edhe modelin se si do të ndryshojë transporti ndërqytetës. Sipas Ramës e gjithë reforma do të bëhet në dy faza dhe do të ketë një periudhe tranzitore për t'iu lejuar të gjitha mjeteve 8+1 me licencë të përshtaten me vizionin e ri për transportin e udhëtarëve. Por argumentet e kryeministrit Rama janë pritur me rezerva nga opozita e cila e ka akuzuar për mungese vizioni. Përtej akuzave për çështjen e transportit të udhëtarëve, në parlament nuk kanë munguar edhe replikat. Prej ditësh Partia Demokratike është bashkuar me kauzën drejtuesve të furgonëve duke akuzuar qeverinë për mungesë strategjie në sektorin e transportit të udhëtarëve.

Free Traffic Exchange