Nesër transporti urban në grevë 24 orëshe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me diell apo shi, te premten e 14 shkurtit, merrni masa per te shkuar ne kohe ne pune, ne shkolle ose per te kryer sherbime te tjera. Transporti urban ne Tirane do te jete i paralizuar per 24 ore. Punonjesit e te gjitha linjave brenda kryeqytetit do te jene ne greve pasi sipas tyre nuk kane marre pagen prej disa muajsh. Lajmerimi eshte bere nga sindikata e Transportit, nje dite me pare. Nderkohe, greva 24 oreshe pritet te shkaktoje kaos ne transportin publik.  Por jashte kameres, punonjes te linjave urbane deklarojne se pezullimi i punes, nuk eshte nisme e tyre, por vendim i pronareve ne bashkepunim me sindikaten, si forme presioni per rritjen e çmimit te biletes. Nje dite para greves 24 oreshe, qytetaret kane protestuar para ministrise se Transportit per mosrritjen e çmimit. Ndersa numri dy i bashkise, Eno Bozdo, ka perseritur qendrimin  ndaj qeverise per plotesimin e kerkesave operatoreve te transportit publik per subvencionim dhe jo rritje te çmimit. Ministria e Transportit po harton nje draft, ne te cilin thuhet se  çmimin e biletes per linjat urbane nuk e percakton qeveria, por pushteti vendor. Por nëse do të rritet ose jo çmimi i biletës, këtë tashme do ta vendosë pushteti vendor dhe jo qeveria. Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se këtë kompetence qeveria do ti`a delegoje  pushtetit vendor dhe për rastin konkret Bashkisë së Tiranës. Pas miratimit të ligjit të ri, do të jetë Bashkia e Tiranës, por jo vetëm ajo që do të përcaktojë politiken e re me operatoret e transportit publik dhe çmimin e biletës.