Të gjitha gjobat e vëna nga tatimet dhe doganat në periudhën 1 mars deri në 31 gusht të vitit 2013 do të falen. Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka hartuar një draft të posaçëm, i cili fal dënimet administrative në formën e gjoba, që i janë vendosur biznesit gjatë fushatës elektorale deri në formimin e Qeverisë së re.