http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhuratat janë ato detaje që na bëjnë të ndjehemi herë pas here të vlerësuar nga personi që na i dhuron. Për pak minuta dikush të dedikon mendimet, për të blerë diçka që duhet të të pëlqejë. Por kohët kanë ndryshuar dhe mënyra tradicionale e të dhuruarit të diçkaje duket se nuk mjafton. Ilda Beci është 31- vjeçarja që sjell një version tjetër mbi të berit dhurata. Në orët e lira ajo i kushtohet këtij pasioni. Një rol të veçantë në punën e Ildës kryen dhe mamaja e saj, përzgjedhëse e materialeve. E gjithë familja angazhohet. Në fakt dhuratat e personalizuara realizohen sipas kërkesave të vetë klientëve që kërkojnë diçka të veçantë, në raste festash a ditëlindjesh. Në tavolinën e punës, që është e vendosur në një kënd të shtëpisë, shohim fjongo shumëngjyrëshe, letra, shishe, dhe realizime të shumta që presin porositësit e tyre. Të bësh dhurata të personalizuara nuk kushton shumë, e rëndësishme është gjetja dhe funksioni i dhuratës.