Rritet siguracioni i makinave - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompanitë e sigurimeve kanë rritur në unison çmimet për sigurimin e automjeteve. Çmimet janë përcaktuar me dy fasha, që do të thotë për makinat me fuqi motorike deri në 1.6 kubik, tarifa nis nga 18 mijë lekë, ndërsa për automjetet me fuqi më të madhe çmimi nis me 20 mijë lekë në vit. Kompanitë e Sigurimit argumentojnë se viti që lamë pas shënoi një rënie të këtij tregu dhe një rritje të pagesës së dëmeve të shkaktuara, ndaj sipas tyre rritja e tarifave ishte e pashmangshme. Por pyetja që lind natyrshëm është se, pse të gjitha kompanitë aplikojnë të njëjtat çmime në të njëjtën kohe? Përgjigjen kësaj pyetje ia ka dhëne Autoriteti i Konkurrencës dy vjet më parë, i cili gjobiti të 8 kompanitë e tregut. Argumenti ishte se kompanitë kishin deformuar konkurrencën, duke fiksuar çmimet. Por kompanitë apeluan gjobën në Gjykatë, ku në nivelin e parë të gjykimit i është dhëne e drejta autoritet, ndërsa në Gjykatën e Apelit kanë fituar kompanitë. Mbetet për t'u parë se cili do të jetë vendimi i Gjykatës së Lartë. Tregu i sigurimeve rezulton të jetë me anomali të theksuara, pasi luhatja e çmimeve nuk bazohet në argumente ekonomike, por në tendencën e kompanive për të zotëruar sa më shumë treg. E nga kjo tendence i dëmtuar është konsumatori që nuk merr dëmshpërblimin e merituar në rast aksidenti.

Free Traffic Exchange