Fëmijët, viktima të pornografisë në internet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fëmijët shqiptare janë viktima të materialeve pornografike në internet. Gati gjysma e adoleshenteve shohin përditë pjese pornografike dhe provokuese në kompjuterin e shtëpisë, qendrave të internetit dhe përmes telefonave celulare. Sipas një anketimi të kryer nga "Worl Vision" në 900 fëmijë të moshës 13 deri 18 vjeç, kryesish në zonat rurale, rezultoi se 44% e tyre shohin rregullisht nga internet pornografi. Disa prej të rinjve që kanë kryer anketimin tregojnë se kjo ndodh për shkak të kuriozitetit, por dhe mungesës së programeve ndaluese të këtyre materialeve. Gjatë një aktiviteti me krerë të Ministrisë së Arsimit dhe të Inovacionit, përfaqësues të organizatave në mbrojtje të fëmijëve kërkuan forcimin e ligjit për sigurinë online të të miturve. Sot 62% e fëmijëve shqiptarë kanë një kompjuter me internet në dhomën e tyre e po ashtu edhe telefona celulare po me internet. Para se prindërit t'i dhurojnë fëmijës telefonin më parë duhet t'i kërkojnë kompanisë celulare t'i bllokoje adresat pornografike që mund të shkarkojë përmes internetit. Ndërsa në rastin e kompjuterit në shtëpi apo atyre në qendra interneti, sipas specialisteve  ekzistojnë dy variante të filtrimit të këtyre materialeve. E para duke ia kërkuar këtë shërbim kompanisë që të ofron internetin dhe e dyta duke e blerë vetë shërbimin. Por gjatë sondazhit rezultoi se 47% e fëmijëve që përdorin internetin janë kontaktuar online nga persona të panjohur kryesisht shtetas të huaj. Organizata për mbrojtjen e fëmijëve propozoi ngritjen e një agjencie publike që të grumbullojë dhe menaxhojë raportimet për ngacmime online të fëmijëve.

Free Traffic Exchange