http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Projektligji që trajton forcat speciale të policisë me sigurime të veçanta shëndetësore është bërë shkak për debat në komisionin e Shëndetësisë këtë të mërkurë. Ai parashikon sigurim të 500 forcave policore që përballen me operacione të vështira, duke marrë përsipër kurimin e tyre të specializuar pas lëndimeve në krye të detyrës. Sigurimi do të bëhet në një nga kompanitë private me vlerë 18.500 lekë të rinj në muaj për secilin. Sipas opozitës, kjo iniciative kërkon të favorizojë në mënyrë klienteliste kompaninë e sigurimit. Deputeteve u është dashur një orë e gjysmë debat për të shtyre projektligjin për saktësim, edhe pse propozimi për këtë u bë në pesë minutat e para të mbledhjes.