Raporti, liria e medias: Shqipëria ka shënuar ngjitje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ngjitet me 17 vende sa i takon indeksit të lirisë së medias në botë. Në raportin e fundit të "Reporterë pa kufij", vendi ynë ka pësuar një ngjitje nga pozicioni i 102 që ndodhej në vitin e kaluar, në të 85-in. në rastin e shqipërisë, në këtë dokument theksohet plani për të reformuar Radio-Televizionin Publik. "Partia Socialiste e Shqipërisë që fitoi qartësisht zgjedhjet, ka një program ambicioz sa i takon legjislacionit, që do të garantojë pavarësinë e televizionit publik.", - thuhet në këtë dokument. Megjithatë vendi ynë ndodhet ende shumë pas shteteve të tjera të Ballkanit, pasi Bosnja renditet në vendin e 66, sa i takon këtij indeksi, ndërsa Kosova pesë vende para nesh, në pozicionin e 80. Rënie sa i takon lirisë së medias ka pësuar Greqia, sidomos pas tentativës së qeverisë për të mbyllur televizionin publik "ERT". Raporti i "Reporterëve pa kufij" hartohet sipas të dhënave sa i takon pluralizmit, pavarësisë së medias, ambientit dhe vetëcensurës, legjislacionit dhe infrastrukturës mediatike. Vendin e parë për këtë vit në dokument e zë Finlanda, ndërsa të fundit, Eritrea.