http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është hidroklava e Qendrës Spitalore Nënë Tereza, ku behet sterilizimi i mbetjeve të rrezikshme spitalore. Këto shiringa kanë kaluar në procesin që zgjat një orë, në nxehtësinë 138 grade celsius dhe më pas do të depozitohen në vendgrumbullimin e Sharrës. Pas sterilizimit ato janë të parrezikshme. Por në Shqipëri ka 5 mijë subjekte mjekësore që prodhojnë mbetje të tilla dhe vetëm 9 prej tyre kanë autoklava. Pjesa tjetër funksionojnë përmes kontratave me kompani të tjera asgjësuese të mbetjeve spitalore. Por duket se këtu qëndron edhe problemi, sa të zbatueshme janë kontratat? Inspektoriati i mjedisit ka nisur kontroll në subjektet mjekësore. Këtë të martë inspektoret ishin në QSUT, ku çdo pavion duhet të ketë tre kosha të tillë. Ndarja e mbetjeve bëhet në origjinë për të kaluar më pas në hidroklave. Në këto kuti kartoni janë mbetjet më të rrezikshme, ato të trupit të njeriut përfshirë edhe tumoret. Edhe në QSUT që është qendra me madhe spitalore sterilizimi i tyre nuk bëhet dot, prandaj serish janë kontraktuar kompani private. Zbatimi i këtyre kontratave është ndoshta pika e nisjes së punës për inspektoret mjedisore.