http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vizitave pa lajmërim në Doganën e Hanit të Hotit dhe atë të Durrësit, Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Peleshi inspektuan këtë të martë degën e Doganës së Korçës. Sipas drejtoreshës së re të kësaj dogane, rregulli i pare i zbatuar ka qene respektimi i orarit të punës dhe programet që i shërbejnë qytetareve. Pas doganës Kryeministri Rama kreu një vizitë në hipotekën e qytetit të Korçës, ku në muajt e fundit është rikonstrukturuar arshiva e këtij institucioni. Për shefin e qeverisë nuk është i rëndësishëm vetëm rikonstruksioni i ambienteve të institucioneve por edhe sjellja e kodi etik që duhet të kenë punonjësit. Kjo është dita e dytë e vizitës së Kryeministrit Rama në Korçë, pas vizitave të djeshme në qendrën rinore dhe shtëpinë e të moshuarve të këtij rrethi.