http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht lehtësive të komunikimit që krijojnë celularët e mençur, ata kanë dhe ndikime negative, veçanërisht te fëmijët minore e adoleshentët. Në një studim të fundit në Britaninë e Madhe, 1 në pesë fëmijë kanë parë diçka në këto celularë, që i kanë sjellë atyre shqetësime. Sipas këtij studimi, kjo ka ndodhur për shkak se prindërit nuk janë të azhornuar me mundësitë e shumta që krijojnë pajisjet e reja celulare. Në këtë vëzhgim, të kryer nga rrjeti "BBC", 90% e prindërve në këtë shtet nuk kanë folur kurrë me fëmijët rreth rreziqeve që mund të vijnë nga celularet apo tabletët. Ndërsa 20% as që i monitorojnë fare se çfarë faqesh hapin fëmijët e tyre në internet. Studiuesit këshillojnë prindërit, që të shfaqin të njëjtin kujdes siç ka ndodhur në rastin e televizionit apo kompjuterit. Kjo sepse me celularët, dëmi ndaj të miturve, që mund të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve si pedofilia, droga, apo rrjetet pornografike është shumë i lartë.