Zone e Ndaluar - Revolucioni i Facebook-ut - Pjesa e trete - Dossier - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Facebook-u festoi dhjetë vjetorin e tij. Natyrisht, ai ka ndihmuar komunikimin e miliona vetëve anembane globit dhe ka qenë një faktori i madh edhe në shumë ndryshime rrenjësore politike, si në revolucionet e "Pranverës Arabe". Një rol të tillë do të luante kjo media e re edhe në nëntorin e kaluar në Shqipëri, ku përdorimi i saj, gjatë protestave për armët kimike, do të ishte një faktor vendimtar në ecurinë e ngjarjeve.

Pikërisht, rolit që luajtën rrjetet sociale mbi këtë ngjarje i kushtohet emisioni i sotëm. Ne jemi munduar t'a ritregojmë nga ky këndvështrim, nga roli që luajti një faqe e sapohapur, "1 milion shqiptarë kundërt armëve kimike". Nga nxitja që i dha ajo protestave dhe nga masiviteti që fitoi vetëm gjatë një javë, midis datave 7 dhe 14 nëntor.

Ne e këmi rrëfer këtë histori, që për herë të parë i dha forcë rolit të qytetarëve në vendimarrjen e vendit, përmes pesë protagonistëve. Përmes emocioneve dhe kujtesës së atyre që e ideuan dhe e ndërtuan "faqen", përmes atyre protagonistëve, që për shkak saj, u përfshinë në protesta dhe që të gjitha, se bashku me slloganet, parrullat e imazherinë, krijuan një revolucion të vërtetë, duke definuar konturet e një Shqipërie të re.