http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë opozita ka dale kundër reformës së pensioneve të iniciuar tashme nga qeveria. Gjate mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar demokrat, kryetari i PD Lulzim Basha ka kërkuar nga ekzekutivi të lejë mënjanë eksperimentet me pensionet dhe të hartojë një reformë të vërtetë në bashkëpunim me opozitën. Basha ka lajmëruar edhe zhvillimin e një protestë në 20 shkurt, në përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha. Lideri i opozitës është ndalur edhe tek situata ekonomike duke theksuar se është rritur papunësia dhe varfëria si pasojë e paketës fiskale të miratuar nga qeveria Rama.