Naço ngre grupin e juristeve këshillimorë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi i drejtësisë do të përfshihet nga një reforme e thellë e cila do t'i prekë të gjitha institucionet: Prokurorinë e Përgjithshme, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese. Ndryshimet rrënjësore në mënyrën e zgjedhjes dhe emërimit të titullarëve si dhe të funksionimit u bënë të ditura nga Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Reforma do të ndihmohet nga ekspertë të huaj si dhe nga një grup juristesh të njohur në vend. Kreu i drejtësisë zhvilloi mbledhjen e parë me grupin këshillimor, i cili ka në përbërje 14 juristë ekspertë në fusha të ndryshme të jurisprudence si administrative, penale dhe civile. Juristet do të jenë pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe do të japin ndihmësen e tyre në të gjitha ndryshimet që do të propozohen. Aktualisht Gjykata Kushtetuese përbehet nga 9 anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar. Gjyqtarët kushtetues emërohen nga presidenti i republikës me pëlqimin e kuvendit. Një e treta e përbërjes përtërihet çdo tre vjet. Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 anëtarë. Anëtarët emërohen nga presidenti i republikës me pëlqimin e kuvendit dhe qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. Këshilli i Lartë i Drejtësisë përbehet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Larte, Ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi si dhe 9 gjyqtare të të gjitha niveleve të cilët zgjidhen nga konferenca gjyqësore kombëtare. Anëtaret e zgjedhur qëndrojnë në detyrë për 5 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Gjithashtu Presidenti ka të drejtën e emërimit edhe të shkarkimit me propozim të Kuvendit edhe të Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori i Përgjithshëm qëndron në detyrë në një mandate 5-vjeçar. Pak ditë më parë Këshilli i Europes rekomandoi ndërmarrjen e reformave në sistemin e drejtësisë duke filluar me forcimin e pavarësisë së KLD sipas rekomandimit që anëtaret e këtij këshilli të votohen me shumicë të cilësuar në parlament. Me pas, KLD duhet të ushtroje një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedimin disiplinor të gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të gjykatës së lartë. Këshilli i Europes propozoi gjithashtu votimin në Kuvend të Prokurorit të Përgjithshëm me shumicë të cilësuar.