Paketë masash për aksidentet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka gati paketën e masave për të parandaluar aksidentet e shumta rrugore që ndodhin në vend. Sipas ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, gjithsej janë 60 ndërhyrje ligjore që do t'i propozohen qeverisë për miratim brenda këtij muaji. Masat do të nisin që nga pajisja me ndriçim e segmenteve rrugor, rishikim të shpejtësisë në disa akse, ashpërsim të ligjit për ata që kapen pa leje drejtimi apo në gjendje të dehur. Ndërsa për sa i përket kontrollit teknik, është parashikuar që ky proces të kryhet edhe në serviset e licencuara, ndërsa paralelisht do të ngrihen disa pika kontrolli automjetesh, me qellim monitorimin e punës së koncesionarit, që aktualisht ka monopolin në këtë treg, Në paketën e masave janë parashikuar edhe disa zona që quhen "njolla të zeza" për sa i përket aksidenteve rrugore. Bëhet fjalë për disa segmente, siç janë Tiranë-Durrës, Tiranë-Shkodër-Hani i Hotit, Lushnje-Rrogozhinë etj., në të cilat parashikohet ndërhyrja në projekt, me qellim uljen e rrezikshmërisë. Për zbatimin e masave gjatë 2014-s do të shpenzohen 1 miliardë lekë, me të cilat do të bëhet edhe mirëmbajtja e dy tuneleve: në autostradën Durrës-Kukës dhe Tiranë-Elbasan.