Rama inspekton aksin Lin --Pogradec: Do të rinisë puna - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama inspektoi një tjetër kantier pune, të zhbllokuar së fundmi, për ndërtimin e rrugës turistike buzë liqenit Lin-Pogradec. Ndërtimi i këtij segmenti, 17.5 kilometra, ishte ndërprerë prej disa muajsh për shkak të mosshlyerjes së detyrimeve ndaj firmës ndërtuese. Puna ka rifilluar pas garancisë së qeverisë për të marrë përsipër dhe shlyer detyrimet e akumuluara ndaj kompanive ndërtuese të veprave publike. "Të avancojmë me shlyerjen e borxheve për të mbyllur punimet, ndërsa kompania të punojë me kapacitet të plotë 2 dhe 3 turne." Sa i takon cilësisë së projekteve shefi i qeverisë tha se ai për këtë rrugë do të rishikohet bashkërisht me qëllim përmirësimin e standardeve të tij.  "Projektin ta rishikojmë në ato pika, ku edhe ju ku keni konstatuar probleme me të, por edhe ku kemi konstatuar ne probleme, se këto projekte janë të bërë kështu 'lësho viza' dhe pastaj hajde këtu, e shkatërro natyrën. Kjo s'mund të vazhdojë kështu." Kryeministri Rama e konsideroi këtë një segment shumë të rëndësishëm turistik, ndaj kërkoi rritjen e ritmeve të punës, përpos respektimit të standardeve dhe kthimit të saj në një tjetër shembull të modelit të ri në infrastrukturë.

Free Traffic Exchange