Kryeprokurori Llalla: Jo tolerim korrupsionit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeprokurori Adriatik Llalla kërkoi sot nga Durrësi bashkëpunim të të gjitha institucioneve ligjzbatuese për të luftuar nivelin e kriminalitetit, që siç tha ai është në përmasa shqetësuese. Në takimin e përvitshëm të Prokurorisë së Durrësit, kreu i organit të akuzës kërkoi që të merren në ndjekje penale edhe gjyqtarë, prokurorë e punonjës policie, nëse ka të dhëna të besueshme për korrupsion nga këta persona. Ai shtoi se duhen nxitur njerëzit për të bërë publike rastet e korrupsionit, si dhe të merren në shqyrtim edhe denoncimet në media. Ndërkohë, rasti më flagrant i denoncuar edhe në media sa i takon punonjësve të drejtësisë në Durrës është ai i gjyqtarit Neritan Tabaku. Ai u akuzua dhe u dënua për shpërdorim detyre, një akt që çoi në lirimin nga burgu të Ilir Xhakjes, vrasësit të Komisar Adem Tahirajt, por që më vonë iu hoq dënimi nga Apeli në Tiranë.