http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rektorati ne Universitetin e Prishtinës pritet t'i nënshtrohet një reforme të thellë në sistemin e menaxhimit të tij. Kjo masë vjen pas dorëheqjes së rektorit të emëruar Nasër Sahiti dhe gjithë pjesëtarëve të stafit të tij. Por gjatë kësaj kohe, në mënyrë që mos të krijohen probleme me studentët, Këshilli Drejtues i Universitetit, po mendon për një zgjidhje të përkohshme. Ky organ po shqyrton kandidaturën e Etem Cekut. Ai pritet të drejtojë për një afat të caktuar kohe rektoratin. Përgjegjësitë e tij do të jenë të kufizuara. Ushtrimi i detyrës nga ana e tij do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në këtë Universitet. Një ditë më pare, rektori i emëruar Nasër Sahiti nuk pranoi detyrën e rektorit, duke e përcaktuar situatën si tepër delikate. Pas tij, të njëjtin vendim morën dhe anëtarët e tjerë. Reforma në organin më të lartë të këtij institucioni vjen pas protestave prej mëse një jave të studentëve në Prishtinë. Ata kërkonin largimin e rektorit Ibarhim Gashi. Ky i fundit akuzohej, se kishte abuzuar me titujt shkencorë. Tubimet e dhunshme të studentëve, një pjesë e të cilëve u ndaluan nga policia, e detyruan zotin Gashi të jepte dorëheqjen.