Fier, Materniteti kujdeset për foshnjën e braktisur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 24

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk mundi të provojë dashurinë e prindërve dhe aromën e nenës sepse nuk pati kurrë një familje. Që ditën e parë të ardhjes në jetë u përball me ftohtësinë e rrugës. Më 14  gusht të 2013-s, kjo foshnje u gjet e braktisur në shkallet e një pallati në lagjen "Kryengritja" në Fier. Sot për këtë djalë  6-muajsh kujdesen punonjëset e Maternitetit te  Fierit, të cilat i vendosen dhe emrin Arbion. Drejtoresha e Maternitetit tregon se ai është strehuar përkohësisht në spital, ndërsa po behet dokumentacioni për t'u dërguar në Shtëpinë e fëmijës. Vetëm dy vitet e fundit në Maternitetin e Fierit janë braktisur nga nëna 6 foshnja. Fillimisht ato janë mbajtur  në spital dhe më pas në bashkëpunim me shërbimin social janë dërguar në shtëpinë e fëmijës. Për punonjësit sociale shkaqet e braktisjes së fëmijëve kanë ndodhur kryesisht për  shkaqe ekonomike, shtatzëni të padëshiruar dhe kur fëmija ka lindur me probleme. Por në rastin këtij djali 6-muajsh, prindërit nuk njihen ndaj punonjëset e Maternitetit te Fierit e kanë regjistruar me emrin Arbion Ylli.