Basha: Konsensus për reformat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke e konsideruar ndarjen e re territoriale si një reformë të pastër elektorale, Partia Demokratike paralajmëron edhe bojkotin në zgjedhjet vendore të vitit 2015, nëse nuk dëgjohet zëri i opozitës. Këtë e ka bërë të qartë vetë kreu i PD-së Basha, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët. "Konsensusi është domosdoshmëri për këtë reformë, s'ka asnjë detyrim Kushtetues, por detyrim politik dhe moral. Rivendosja e konsensusit është parimi nga i cili nuk mund të iket. Bëhet fjalë për një reformë që do prekë thellë realitetin e qytetarëve shqiptarë, realitetin elektoral dhe decentralizimin. Ne nuk i ikim qëndrimit tonë. Kemi një mazhorancë që flet me gojën me arra, thotë njëmijë gjëra, por konsensusin se përmend. Konsensusi nuk është formulë e panjohur, nuk mund të zëvendësohet me asnjë pseudoformulë." Duke e konsideruar një sukses të opozitës ngritjen e komisionit hetimor për emërimet në polici, Basha tha se ajo nuk ishte një produkt konsensusi mes palëve por një detyrim kushtetues.  "Ngritja e komisionit hetimor për policinë është fitore e një beteje parlamentare të opozitës dhe PD-së. Ne kemi denoncuar gjatë gjithë këtyre muajve paligjshmëritë, vendimet që bien ndesh me mirëqeverisjen dhe riprezantimin me strukturat e policisë së shtetit të personave me precedentë kriminalë."  Për kreun e demokratëve , situata emergjente si në sigurinë rrugore ashtu dhe në ngjarjet kriminale, duhet të nxisë nisjen e menjëhershme të punës së këtij komisioni.