Lezhë, gratë denoncojnë dhunën në familje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të denoncosh bashkëshortin për dhunë, e aq më tepër ta dërgosh në burg, ka qenë e pamundur për gruan shqiptare, kryesisht në veri të vendit. Sot ky fenomen nuk është vetëm një problem familjar. Burrat dhunues, sot ndëshkohen me ligj. Kohët e fundit në polici janë rritur denoncimet. Sipas drejtuesve të policisë së Lezhës, denoncimet më të mëdha bëhen nga gratë në zonat rurale. Për juristet edhe pse ligji është i qartë, ai nuk zbatohet si duhet. Ndërsa për psikologët, ky fenomen vijon të paragjykohet nga shoqëria ndaj shumë gra të dhunuara hezitojnë të denoncojnë. Sipas statistikave të policisë së Lezhës, vetëm në 3 muajt e fundit të 2013-s, 40 gra kryesisht të zonave rurale, kanë denoncuar bashkëshortët e tyre për dhunë fizike. 24 dhunues janë arrestuar ndërsa pjesa tjetër ndiqen në gjendje të lirë.