https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Mijëra njerëz përfitojnë padrejtësisht me "invaliditetin" - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa flitet për rritje të papunësisë në Shqipëri, vetëm gjatë katër viteve të fundit janë shtuar 20 mijë invalidë pune. Ky është skandali më i ri me abuzimet e bëra më së shumti gjatë vitit elektoral 2013. Vizion Plus ju sjell përmes këtyre të dhënave rritjet abuzive të personave që pretendohet se janë vrarë në vendet e tyre të punës. Në këtë grafik paraqitet se në 2009-n, Shqipëria numëronte rreth 51 mijë invalidë pune. Nga viti në vit shifra është rritur 2 mijë apo maksimumi katër mijë persona. Por papritur në vitin 2013 regjistrohen 12.500 persona të vrarë në punë dhe të paaftë për të punuar më. Ky trefishim i shifrës, duket edhe me absurd në vitin e krizës, kur papunësia ka njohur vetëm rritje ndërkohë që minimalisht duhet të plotësoheshin mijërat e vendeve të punës, të mbetura bosh. Lida Leskaj, drejtore e Drejtorisë së Ndihmës Ekonomike dhe Aftësisë së Kufizuar na tregon se invalidët e punës marrin këtu vetëm paketën e ndihmës. Por ata paguhen me pension nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, duke vjedhur kështu buxhetin e shtetit dy herë. Ja dhe abuzimet për personat me aftësi të kufizuar. Tabela tregon rritjen e numrit të tyre në katër vitet e fundit. Hetimet e shërbimit social vazhdojnë, ashtu si edhe skandalet me vjedhjen që i është bërë shtetit nga mijëra persona për vite me radhë.

Free Traffic Exchange