Penalizime për bizneset debitore - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
6600 biznese rezultojnë të jenë debitorë pranë administratës tatimore, pasi nuk kanë shlyer në kohë pagesën e detyrimeve. Bëhet fjalë nga viti 2009 deri në janar të 2014. Sipas një analize të kryer nga rrjeti "Open Data Albania", pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë penalizuar për detyrime të papaguara në vitin 2012. E konkretisht 2285 persona të tatueshëm.Tirana është rrethi që rezulton me më shumë subjekte tatimore që nuk kanë respektuar afatet e për rrjedhojë janë vendosur edhe masat për konfiskimin e pasurisë. Pas Tiranës, vjen rrethi i Fierit, i Lezhës dhe më tej ai i Vlorës e Shkodrës. Administrata tatimore nuk bën të ditur se sa është masa e borxhit që kanë këto kompani ndaj buxhetit të shtetit. Por, skemat abuzive të publikuara kohët e fundit kanë nxjerrë në pah se kompani të ndryshme funksionojnë në mënyrë të përkohshme dhe më pas mbyllin aktivitetin duke mos paguar detyrimet ndaj shtetit. Por nga ana tjetër, sipas ekspertëve, kriza financiare, por edhe klientelizmi në trajtimin që u është bërë një sërë bizneseve ka bërë që shumë kompani të hasin vështirësi në pagesën e taksave dhe tatimeve.Qeveria miratoi edhe ligjin e faljes fiskale, por ky ligj nuk dha rezultat, pasi bizneset nuk aplikuan për përfitime për shkak se ligji nuk ofronte siguri, pas këtij procesi. Gjithsesi qeveria ka njoftuar se ka nisur hartimin e një projekti për faljen e gjobave ndaj biznesit të vendosura nga administrata tatimore në 6- mujorin e dytë të 2013-ës.