Rama: Arsimi, emergjencë kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Universitetet duhet të orientohen drejt kërkesave të tregut. Me këtë vizion, kryeministri Edi Rama ka shpalosur reformën në arsimin e lartë, duke theksuar se tashmë të gjithë janë dakord se arsimi përben një emergjencë kombëtare. Sipas kryeministrit Rama, sistemi arsimor shqiptar nuk arrin të jetë as në lartësinë e vendeve fqinje dhe as nuk mund të krahasohet me vendet e zhvilluara, dhe për liderin e maxhorancës, reforma duhet të ndajë dijen nga malli."Qëllimi nuk është të bëjmë thjesht një reformë. Ata para nesh mund të mendojnë se e kanë bërë, qëllimi ynë është që të jetë pjesë e një procesi, që duhet të lidhë dijen me tregun dhe është e qartë që pa bërë këtë lidhje, pazari i madh i shitblerjes së diplomave që sot karakterizon arsimin e lartë nuk mund të transformohet në një industri të prodhimit të dijeve, rritjes së aftësive dhe promovimit të vlerave."Kryeministri ka prekur edhe çështjen shumëdebatuar të universiteteve, duke theksuar se universitetet private nëse kthehen në jofitimprurëse kanë të gjitha të drejtat për të marrë mbështetje nga shteti. "Unë nuk besoj vetë që ka një arsye për të mos i lejuar universitet jopublike, pra në momentin kur privatet kthehen në jofitimprurëse që të konkurrojnë për të marrë mbështetje nga shteti për arsimin e lartë, sipas standardeve që duhen matur rigorozisht."Qeveria Rama ka ngritur një këshill të posaçëm për reformën në arsimin e lartë. Nëntë anëtarë, profesorë të shkollave të larta publike, private, por dhe nga universitetet jashtë vendit do të hartojnë ndryshimet në Ligjin e arsimit të lartë.

Free Traffic Exchange