http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo fundjavë lokalet buzë liqenit të Ohrit në Pogradec mbushen plot me qytetarë vendas dhe të ardhur nga zonat e tjera të vendit për të konsumuar koran, peshk aq i shijshëm, specifik për ujërat e këtij liqeni. Por edhe pse mund të jesh frekuentues i rregullt i këtyre lokaleve, pak kush mund të kuptojë nëse peshku që kemi porositur është ai që na vjen në pjatë. Ne mund të porosisim koran apo belushka, por nga kuzhina na vjen një pjatë e rregulluar bukur, por me troftë. Peshkatari Genci Halilaj thotë se ka një specifikë të veçantë, që e dallon koranin nga trofta dhe jo të gjithë mund të jenë në dijeni për këtëNë fakt, gjithë ai peshk koran që serviret nga Lini në Tushemisht nuk mund të jetë pikërisht ky lloj peshku. Gjuetia e koranit është e ndaluar me ligj në këtë periudhë të vitit deri më 1 mars, ndërsa vetëm një numër i caktuar subjektesh të licencuara lejohen të përdorin rasatin e këtij peshku të veçantë për riprodhim. Biologu Leonard Malellari, njëkohësisht përgjegjës i peshkimit në Pogradec thotë se korani që tregtohet në lokale kapet në mënyrë të paligjshmeJashtë kamerave, shumë qytetarë thonë se ka disa lokale që në vend të tavave me koran ofrojnë tava me troftë, peshq që sipas tyre rriten në rezervate dhe duke u ushqyer me peshq të vegjël merr ngjyrën e koranit. Megjithatë, në kushtet kur gjuetia e koranit është e ndaluar me të drejtë lind pyetja, se çfarë konsumojnë turistët vendas dhe të huaj në lokalet buzë liqenit të Ohrit në Pogradec dhe jo vetëm?!...Troftë, apo koran, këtë specie që rrallë që nga viti në vit po vjen duke u pakësuar në këto ujëra.