http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në datën 1 prill çdo ilaç do ta blini me çmim 20% më të ulet se sot. Ministria e Shëndetësisë nuk tërhiqet nga vendimi për uljen e marzheve të fitimit për farmacistet dhe grosistet. Pas paralajmërimeve të sindikatës së farmacisteve për pezullim të shitjeve të ilaçeve, zv/ministrja Milva Ikonomi sqaroi se vendimi për të përcaktuar marzhet e fitimit i takon vetëm këtij institucioni. Në këtë mënyrë Ministria nuk do të bëjë negociata me farmacistet për marzhin, por vetëm pranon propozimet e tyre për ligjin e ri të barnave. Një ditë më parë farmacistet paralajmëruan se do të pezullojnë shitjen e ilaçeve, për disa orë javën që vjen si formë e parë e protestës. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë në nenin 197/5 të kodit të punës, protestat në shërbime të tilla jetike për qytetaret janë të paligjshme. Konfliktet e këtij lloji zgjidhen vetëm në mënyrë të detyrueshme dhe përfundimtare përmes procedurës se ndërmjetësimit.