http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria do të ndërhyjë sërish në Ligjin për Nëpunësin Civil për të shtyrë efektet e tij deri në datën 1 prill, ashtu siç parashikonte akti normativ, i rrezuar nga Gjykata Kushtetuese. Pas vendimit të Kushtetueses, vendim i cili rrezoi aktin normativ si instrumenti që u përdor në ketë rast, maxhoranca do të ndjekë këtë herë procedurën normale për ndryshimin e ligjit. Qëndrimi i qeverisë është bere publik nga ministrja për Administratën, Milena Harito, pas një takimi me krerët e grupeve parlamentare. Në takimin e organizuar nga ministrat Celibashi e Harito, morën pjesë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Vasili dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, ndërkohë që partia Demokratike e bojkotoi duke sqaruar se qëndrimi i saj për konsensusin nuk ka ndryshuar. Ndryshimi i Ligjit për Nënpunësin Civil kërkon shumice të cilësuar dhe nuk paraqet asnjë problem për maxhorancën që gëzon 85 mandate.