http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka paralajmëruar nisje të procedimit penal për çdo rast që konstatohet dalje e të dhënave që përbejnë sekret hetimor. Llalla ka shfrytëzuar analizën e vjetore të prokurorisë së Krimeve të Renda për të dhënë këtë mesazh për prokurorët. "Jemi përballur kohët e fundit me publikimin e elementëve, të cilat përbëjnë prova të rëndësishme material për proceset hetimore. Nxjerrja e këtyre të dhënave, natyrisht godet rëndë cilësinë e hetimit dhe vijimin e tij. Për këtë arsye, kërkoj nga të gjithë ju që t'i kushtoni vëmendje të veçantë kësaj kërkese proceduriale. Kjo është një praktikë antiligjore, e cila duhet të marrë fund." Ky reagim vjen pas publikimit të disa të dhënave nga dy dosjet e fundit hetimore "vrasësit me pagesë" Julian Sinani, si dhe publikimi i videos së grabitjes së një pike karburanti, dy raste këto që organi i akuzës ka njoftuar nisjen e hetimeve, që do të përfshijë edhe punonjës të policisë. Zyrtarisht, policia deklaron se nuk ka lidhje me rastet e dekonspirimit megjithatë, mirëpret hetimin për të vërtetuar nëse ndonjë prej punonjësve ka cenuar sekretin hetimor.