Ndërpritet mësimi në më shumë se 40 shkolla të Prishtinës, përfshirë edhe dy çerdhe të kryeqytetit. Niveli i lartë i squfurit në naftën që përdoret për ngrohje më shumë se 60 herë mbi normën e lejuar ka detyruar kryetarin Shpend Ahmeti që të marrë këtë vendim.