Borxhet, si do të shlyhen 720 milion $ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria parashikon që për një periudhë tre vjeçare të shlyejë të gjithë borxhet e prapambetura që ka ndaj bizneseve dhe individëve. Kësti i parë i shlyerjes pritet të nisë në muajin mars, kohë kur qeveria do të marrë edhe shumen e parë, të parave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në total është kalkuluar një borxh i cili arrin në 720 milion dollarë. Ministria ka përcaktuar 5 llojet e detyrimeve, që nisin me pagesat e punëve publike, për mallra apo shërbime, vijon më tej me TVSH e parimbursuar, kthimin e tatimit si dhe me vendimet gjyqësore që lidhen me shpronësime apo largime nga puna. Nuk do të ketë sektor që do të jetë prioritet ne pagesën e detyrimeve, por Ministria e Financave ka parashikuar të paguaj faturat më të hershme. Duke ju referuar buxhetit të miratuar të 2014, qeveria ka vendosur që brenda këtij viti të paguajë 350 milion dollar, borxhe, çka do të thotë 50 % e detyrimeve. Por kjo shifër mbetet për t'u konfirmuar në varësi edhe huasë që do të marrë qeveria nga FMN dhe Banka Botërore. I gjithë ky proces do të drejtohet nga një komitet ndërministror, i cili do të drejtohet nga zëvendësministri i financave. Procesi parashikohet të mbyllet në 2016, ndërsa pritet të ketë edhe ndryshime ligjore, për të përcaktuar saktë si p.sh në rimbursimin e TVSH, apo edhe në ligje të tjera, me qëllim parandalimin e krijimit të borxheve të reja.

Free Traffic Exchange