http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Protesta e radhës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi, ka dëgjenerur në përleshje me policinë. Studentët arritën të depërtonin brenda oborrit të rektoratit, por u ndeshën me forcat e rendit, të cilët u përpoqën të shpërndajnë turmën e protesuesve. Mediat në Kosovë njoftojnë se policia përdori spraj lotsjellës ndaj të rinjve. Sipas raportimeve, dhjetëra studentë kanë pësuar lëndime. Qindra studentë të Universitetit të Prishtinës protestojnë prej ditësh për largimin e rektorit Gashi, të cilin e akuzojnë për korrupsion. Ai akuzohet gjithashtu se ka falsifikuar titullin Doktor Shkencash.