Rama: Skemat e reja në bujqësi, rritje fondeve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këtë vit sektori i bujqësisë do të përfitojë 1 miliardw e 115 milionë lekë më shumë se 2013-ta, ndërsa ministria e Bujqësisë ka prezantuar përpara fermerëve skemat e reja të përftimit financiar. Kështu përveç subvencionimit për degët e agrobiznesit, blegtorisë dhe bletarisë është menduar që fondet më të mëdha të shkojnë për ato grupe fermerësh, të cilët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe kanë projekte, të cilat japin më shumë prodhim. Kështu fondet për pikat e grumbullimit dhe magazinimit rriten nga 5 në 7 milionë lekë, ndërkohë që rritet edhe baza e kreditimit për këtë sektor. Kryeministri Rama tha se gjatë viteve në vijim kontributi i buxhetit për këtë sektor do të jetë më i madh, ndërkohë që kryesorja për këtë vit është zhdukja e korrupsionit që ekzistonte në shpërndarjen e parave për fermerët. Kontributi rritet edhe për pjesën e blegtorisë, bletarisë dhe vreshtarisë. Të gjithë ata që duan të përfitojnë nga këto fonde duhet të aplikojnë formularin, që ndodhet në faqen e ministrisë së Bujqësisë.