Limaj braktis Thaçin për të krijuar parti të re - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fatmir Limaj pohon zyrtarisht largimin përfundimtar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke shënuar edhe ndarjen më të madhe të partisë në pushtet, në këtë vit elektoral. Ish-nënkryetari i kësaj force, deputeti Limaj, deklaroi publikisht gjatë një interviste televizive se së bashku me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, po punojnë për krijimin e një partie të re. Krisja e forcës më të madhe në Kosovë, që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi, nisi prej dy vjetësh. Qëndrimi kritik i kryeparlamentarit Krasniqi ndaj ministrave të qeverisë Thaçi, u përforcua në vjeshtë të 2012-ës, kur u publikuan disa përgjime të EULEX-it, në të cilat kryeministri Thaçi ofendonte Krasniqin në bisedat që zhvillonte me kreun e grupit parlamentar të PDK-së. Përçarja u bë më e dukshme në janar të 2013-ës, gjatë punimeve të Këshillit Drejtues të PDK-së, kur Jakup Krasniqi u anashkalua. Por mundësia e krijimit të partisë së re u bë më e prekshme gjatë vitit 2013, kur ish-numri dy i PDK-së, ish-ministri i Transporteve, Fatmir Limaj do të lirohej nga akuzat për krime lufte. Që në deklaratat e para, u pa se në zgjedhjet e përgjithshme të 2014-ës, partia e Thaçit do të gjendej përballë një realiteti të ri. Në sfidën e radhës së forcës politike që lindi pas përfundimit të luftës, si një zgjatim politik i UÇK-së, nuk do të marrin pjesë dy eksponentë të lartë të saj, drejtuesit historikë Krasniqi dhe Limaj. Përçarja e Partisë Demokratike të Kosovës, ngre një pikëpyetje të madhe për rezultatin e kësaj force politike në votimet e këtij viti.