Kryeministri Edi Rama së bashku me Ambasadorin Arvizu dhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj përuruan sallën e re të pritjes në Spitalin Rajonal të Lezhës, rinovuar me fondet e USAID. Ata panë nga afër edhe investimet e tjera të qeverisë së SHBA në këtë spital.