Devijimi i Vjosës, specialistët: Myzeqeja mbetet pa vaditje - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Devijimi i lumit Vjosë, sipas një projekti grek, për të çuar ujin në Liqenin e Janinës do të shkaktojë veç dëmeve të tjera në ekosistem edhe shkatërrimin e sistemit të tanishëm të ujitjes në qarkun Fier dhe më gjerë. Sipas Ramadan Krasniqit, njërit prej specialistëve të njohur të ujitjes në qarkun e Fierit një veprim i tillë do të ishte i dëmshëm për bujqësinë në zonën e Myzeqesë. Sipas Krasniqit, në rast se projekti grek do të kthehet në realitet, atëherë duhet një ndërhyrje tjetër për të shmangur tharjen e kanalit Vjosë-Levan-Fier. Lumi Vjosë ka një gjatësi prej 272 km, prej të cilave rreth 80 km janë në tokën greke dhe 192 km në tokë shqiptare. Sipas planit të qeverisë greke nga devijimi i lumit afër vendburimit të tij në malet Pinde,  rreth 70 milionë metrave kub ujë nga fshati Vuvusa do të shkojë drejt liqenit të Janinës. Pak ditë më parë, Profesor doktor, Ksenofon Krisafi, u shpreh nga Gjirokastra, se qeveria greke ka një synim përmbi 40-vjeçar për të shmangur rrjedhën normale të lumit të Vjosës, në favor të ngritjes së një hidrocentrali në kufirin e tyre. Sipas tij, që në kohën e komunizmit, pala greke ka arritur të devijojë në masën 13 % rrjedhjen e ujërave të Vjosës, me ndërtimin e  hidrocentralit të Pigait, pranë Meçovos. Ndërsa vitet e fundit, ajo po tenton që të bindë autoritetet shqiptare, për të devijuar këtë rrjedhë deri në 80 % të saj.

Free Traffic Exchange