Historianët: Masakra e 4 shkurtit 1944, të rivlerësohet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
70 vjet nga masakra e 4 shkurtit, familjarët kërkojnë rivlerësimin e kësaj ngjarje duke i dhënë vendin që i takon në historinë e Shtetit shqiptar. Ilir Shkëmbi, një prej pasardhësve të të rënëve në masakrën e 4 shkurtit, kërkon rikthimin e emrit të një rrugë në Tiranë. Bashkia e kryeqytetit e zëvendësoi një rrugë të tillë, pranë kryesisë së Kuvendit me emrin Ibrahim Rugova. Historiani dhe politikani Paskal Milo mendon se veç rivlerësimit të ngjarjes, 4 shkurti nuk duhet parë veçmas nga e gjithë lufta antifashiste, e në këtë rrafsh edhe Enver Hoxha, duhet të marrë meritat si udhëheqës i luftës. "Enverit t'i jepet ajo që i takon. Nuk e mbrojmë thjesht si mund të na akuzojnë nesër, se po mbrojmë Enverin. Edhe Enverit do t'i jepet ajo që është për t'i dhënë, për ato që ka bërë e do të dënohet për çfarë ka bërë më vonë, e populli ia ka dhënë dënimin", tha mes të tjerave Paskal Milo. Kreu i Kuvendit kërkoi rivlerësim të historisë, sidomos të periudhës së luftës antifashiste. Në masakrën e 4 shkurtit të vitit 1944, janë vrarë 84 vetë ndërsa qindra u internuan, si një hakmarrje për dështimin e forcave antifashiste. Megjithë, teoritë e ndryshme që ekzistojnë për këtë datë, zyrtarisht historia jone njeh variantin se nazistet ekzekutuan dhjetëra civilë, të cilët kishin strehuar komunistet në shtëpitë e tyre në Tiranë.