http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një viti për herë të parë në spitalet shtetërore, të sëmuret me kancer do të trajtohen me akseleratorin linear. Kjo aparature bën goditjen selektive të qelizave kancerogjene, duke mos dëmtuar pjesët e tjera të shëndosha të trupit. Por kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri vjen një akselerator linear. Ka më shumë se dy vjet që një i tillë është vendosur në shërbimin e neurokirurgjisë, por pa u vënë asnjëherë në funksionim. Ky ishte edhe një nga shqetësimet që u ngrit nga deputetet gjatë diskutimit në komisionin e shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja deklaroi se përveç akseleratorit do të blihen edhe 2 mamografi të lëvizshme për të bërë depistimin në të gjithë vendin. Por diskutimeve ne komision nuk i shpëtoi as ana politike, bazuar mbi premtimin e socialisteve për shëndetësisë falas. Në fund komisioni miratoi marrjen e kredisë me kushte lehtësuese në vlerën 2 milionë euro për blerjen e akseleratorit linear, në një kohë kur sëmundjet kancerogjene janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në Shqipëri.