Vlora, pa shërbim dialize për të sëmurët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vlora është një nga qytetet më të mëdha të vendit, por në spitalin rajonal atje nuk kryhet shërbimi i dializës për të sëmurët e kësaj kategorie. Sadik Beqiri është një nga të sëmurët e shumtë vlonjatë, që ka nevojë tre herë në javë për dializë, por prej dy vitesh ai shkon në Fier për të marrë këtë shërbim, ndërsa më parë detyrohej të udhëtonte drejt kryeqytetit. Jo vetëm kushtet ekonomike, por edhe sëmundja që sa vjen e rëndohet ia bën të pamundur rrugëtimin drejt Fierit, disa herë në javë, i shoqëruar edhe me familjarë. Ai kujton një premtim të Ministrit të Shëndetësisë për ngritjen e repartit të dializës në Vlorë, ndërsa shton të sëmurët si ai janë gati të heqin dorë nga shpenzimet e udhëtimit që paguan shteti për ta, në mënyrë që të blihen pajisjet dhe dializa të bëhet në Vlorë. Edhe drejtuesit e spitalit të Vlorës kërkon që të kryhet sa më shpejt investimi për hemodializën në Vlorë. Kreu i këtij institucioni, Remzi Haxhiu thotë se në këtë spital janë kapacitetet e nevojshme për ta pasur një shërbim për këtë kategori pacientësh. Sipas statistikave, në Vlorë ka rreth 80 të sëmurë që kanë nevojë për dializë, ndërkohë që shpenzimet që bën shteti për udhëtimin e tyre në qytete të tjera, do të mundësonin fondet për të blerë aparaturat e hemodializës që do t'u kursenin kështu mundin dhe sakrificat këtyre njerëzve në nevojë.

Free Traffic Exchange