http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas reagimit te presidentit Bujar Nishani lidhur me rrëzimin nga Kuvendi të dekreteve të firmosura prej tij për dy anëtaret e Gjykatës së Lartë, mazhoranca e cilëson rast të paprecedent. Në një deklarate për mediat deputetja Ermonela Felaj, u shpreh se shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga kreu i shtetit është kryer në përputhje me Kushtetutën, por reagimi i presidentit është pozicionim politik. "Duke vënë re jo pa keqardhje në reagimin e Presidentit të Republikës, një pozicionim qartësisht politik, përsërisim se e gjithë procedura e ndjekur nga ky institucion në shqyrtimin e dekreteve për emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë është kryer në përputhje me Kushtetutën, ligjin organik dhe Rregulloren e Kuvendit. Për tu sqaruar rreth akuzave politike që karakterizojnë pozicionimin e Presidentit, ftojmë të gjithë të interesuarit, që të njihen me tekstin integral të raportit të hartuar nga Komisioni i Ligjeve. Larg çdo terminologjie joligjore, ky dokument qartëson gjithçka edhe mbi të ashtuquajturin qartësim të pretenduar nga Presidenti në deklaratën e tij. Ndryshe nga raste të tjera, kur dekretet e Presidentit të Republikës, për emërime në organet kushtetuese liheshin për muaj e vite pa u shqyrtuar, apo pa u shqyrtuar kurrë, menjëherë sapo dy dekretet u përcollën në rrugë zyrtare, Kuvendi ka ndjekur gërmë për gërmë parashikimet ligjore në trajtimin e tyre." Të premten, presidenti Bujar Nishani e cilësoi "arsyetim të pabazuar" dhe një justifikim të sforcuar vendimin e Komisionit të Ligjeve për dekretet e firmosura prej tij, për Anëtaret e Gjykatës së Larte. Përmes një reagimi zyrtar, kreu i shtetit theksoi se vendimmarrje të tilla nuk duhet të cenohen nga interesa të grupimeve politike.