https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" />
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Luajti gjithë paraditen me shokët në fushën e sportit mandej kur mbeti vetëm vrapoi për te Baraka e vjetër..e kishte marrë tmerrësisht uria..shtyu derën por ajo nuk u çel si zakonisht.."Me këtë stil të thjeshtë dhe emocionale rrëfyes, vijnë momentet më të vështira të shkrimtarit dhe historianit Uran Butka në librin me tregime "Më në fund të lirë". Një seri tregimesh ku jeta personale e autorit sjell një epokë të tërë, atë të komunizmit, dhe trishtimit që ajo la tek të burgosurit dhe internuarit. Për autorin "Më në fund I lirë" është një sfidë, një fitore ndaj së keqes. Por pavarësisht kësaj Budka thotë se ende sot shoqëria ka nevojë për liri..sikurse shprehet edhe poeti dhe prozatori Agron Tufa, një liri e hierkiarizuar. Budka ka sjelle deri me sot mbi 19 botime, kryesisht pas viteve '90, ku më të njohurat për lexuesit shqiptarë janë "Masakra e Tivarit", "Dritëhijet e historisë" apo edhe " Elita shqiptare".