PD: Ushtari i Zani Çaushit në polici - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje i përkasin vitit 1997. Ky person me xhupin e zi të lëkurës, që Zani Çaushi e urdhëron të kontrollojë makinat në urën e Mifolit, në postbllokun që banda e Vlorës kishte ngritur, sipas Partise Demokratike, është Ardian Lici. Pamjet janë shpërndare nga selia e PD dhe ato tregojnë se Lici dikur ka qene pjese e bandës se Çoles. Por sot, deputeti Edi Paloka, ka deklaruar se ai punon si specialistit në policinë e Vlorës për luftën kundër trafiqeve të drogës. Sipas Palokës kjo nuk  është hera e parë që një ushtar i Zani Çaushit shpërblehet nga socialistët. Në vitin '97 Ardian Lici është emëruar në Policinë e Vlorës por është shkarkuar në vitin 2003, sepse gëzhojat e pistoletës që mbante prej detyrës, u gjetën në një vendngjarje, në një plagosje të rëndë. Ndërkohë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shteti nuk ka ende një reagim për këto akuza.

Free Traffic Exchange