Rama në Milano. Konsullata, edhe për shqiptaret e Kosovës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas kallëzimit penal të ngritur ndaj ish-konsultës shqiptare në Milano, Nausika Spahia, e cila akuzohet për ofrimin e shërbimeve falas me pagese, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në këtë konsullate. Rama tha se korrupsioni i trashëguar në stafin diplomatik është një kapitull i mbyllur. Ai shtoi se po punohet për të krijuar një hapësirë dhe për një zyre konsullore për shqiptarët e Kosovës."Ne do të fokusohemi shumë fort tek shërbimet për qytetarët, të cilat kanë trashëguar një histori korrupsioni, një histori arrogance dhe një histori banaliteti që praktikisht nuk i bën nder jo shtetit, por nuk i bën nder askujt. Duhet të bëjmë sa më shpejt spostimin në një vend ku të mund të përballohet ky fluks, duke pasur parasysh që fluksi do të jetë edhe më i madh, për shkak se në të njëjtën hapësirë do të ofrojë shërbimet e veta dhe konsulli dhe stafi i konsullit të Kosovës, gjë që ne kemi rënë dakord dhe do të aktivizohet shumë shpejt. Kështu që praktikisht konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës".Ndërkohë Ministri i Jashtëm Bushati tregoi se të gjitha fondet që do të gjenerohen në konsullatë do të investohen për të përmirësuar shërbimet."Sot, konsullata, pavarësisht se operon në kushte të vështira, përpiqet për t'u shërbyer njerëzve në kohë dhe objektivi ynë është që të kemi shërbime sa më të shpejta, sa më transparente dhe sa më të lira, për të gjithë qytetarët shqiptarë. Dhe duam që edhe me zhvendosjen që do bëjmë, edhe më të ardhurat që gjenerohen, fondet të ngelen këtu, në funksion të promovimit sa më të mirë të Shqipërisë."Vizita në konsullate pason takimin e një dite më parë të kryeministrit Rama me biznesmenët e italian në Milano. Rama ftoi investitorët që të shtrijnë bizneset e tyre dhe në Shqipëri. Kreu i qeverise shtoi se do t'i mbështesë investitorët e huaj duke i vënë në dispozicion kapanonet e vjetra për vetëm një euro qera.