Viti i Ri kinez në Tiranë, 2014-ta viti i kalit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kinezet kane festuar Vitin e Ri 2014, pasi sipas kalendarit të tyre, këtë vit data 31 Janar është dita e fundit e 2013-s. Por, meqe Kina është larg në distance gjeografike me Shqipërinë, shume prej kinezeve që jetojnë apo stukojnë në Tirane momentalisht, kanë vendosur ta festojnë këtu duke ruajtur traditën. Për Man Shu, edhe pse sot data shënon 31 Janar, festa për të dhe miqtë e saj, ka qene dje në drekë, duke respektuar  ndryshimin e orës me Kinën. Megjithatë studentja e Universitetit të Tiranës tregon se sot për ta është data "1 Janar", nëse do të zgjedhim një ekuivalente me tonën. Gjel deti dhe përshesh për ne; mish pate, pule apo raki orizi për kinezet. Kjo është një pjese e menuse te tryezës së tyre për Vitin e Ri. Madje, tradita e vizitave ne familja dhe darka me të dashurit mbetet e njëjte. Por kur vjen puna tek dhuratat, kinezet duket se janë më praktike. Tradita do që të japësh e te marrësh, një zarf të kuq me para. 2014-ta, sipas zodiakut të tyre përkon me shenjen e Kalit, ndaj këtë vit kushdo që i përket kësaj shenje duhet të mbajë larg të keqen me rituale të caktuara. E meqë sot është dita e pare e Vitit të Ri kinez, atëherë mos harroni të thoni "Gëzuar" në gjuhën e tyre "Gam Bej".

Free Traffic Exchange