Abuzimet nga infermieret, problem sjellja dhe korrupsioni - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-25 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Infermierët në spitale dhe në Qendra Shëndetësore abuzojnë me detyrën. Ky është konstatimi i pacienteve, të afërmeve të tyre, por dhe vetë urdhrit të infermierëve. Kryetari i urdhrit, Sabri Skenderaj, akuzoi ashpër infermierët për punë të dobët, neglizhence ndaj pacienteve, korrupsion dhe për faktin se bëhen palë me mjekun. Nëse të afërmit e pacienteve kryesisht në urgjenca, shpesh bëjnë detyrën e infermierit kjo ndodh sepse ata nuk janë në vendin e punës. Familjare të pacienteve pranë qendrës spitalore tregojnë raste se si infermieret në pavione abuzojnë me detyrën, madje disa prej tyre akuzojnë se  behet biznes me jetën e të sëmurëve. Pavarësisht abuzimeve me detyrën vitin e fundit vetëm 2 infermier janë ndëshkuar me largim nga puna. Institucioni i Urdhrit të Infermierit nuk njihet nga pacientet dhe këta të fundit pranojnë se nuk denoncojnë për shkak të frikës. Veç kësaj, shërbimi i infermier ka probleme edhe me mungesën e kualifikimit. 27% e infermiereve, ata që janë dhe më të vjetrit në ketë profesion, janë pa arsim të lartë ndërsa të rinjtë që dalin nga shkollat e larta nuk kanë kualifikimin dhe njohuritë e duhura. Krerë të Ministrisë së Shëndetësisë por dhe urdhrit të infermierit, kërkuan nga Ministria e Arsimit unifikimin e programeve në Fakultet e Infermierisë dhe zbatimin me detyrim të praktikave mësimore në spitale. Çdo vit nga 13 Fakultete të Infermierisë në vend dalin 2 mijë infermier të rinj, ndërkohë që nevojat në spitale dhe qendra shëndetësore janë 5 herë më pak.

Free Traffic Exchange